Miku i familjes përdhunonte dhe filmonte vajzën 7 vjeçe në Selanik

Një 55-vjeçar u arrestuar dje në Selanik pas denoncimit të një 24-vjeçareje e cila tregoi në polici se është përdhunuar dhe kërcënuar vazhdimisht, kur ishte vetëm 7 vjeç.

Burri u arrestua pas një ankese të bërë 15 vite më vonë nga vajza, ku zbulohet se ai e kishte mbajtur nën mbikëqyrjen e tij pasi ishte mik i familjes dhe e fotografonte të zhveshur duke e përdhunuar vazhdimisht.

Sipas voria.gr, gjithçka nisi në vitin 2006, si në Selanik ashtu edhe në Kavallë, ndërsa në vitin 2010 ai shantazhoi vajzën që t’i nënshtrohej dëshirave të tij, në të kundërt do postonte në internet fotot që kishte në kompjuter.

Ndaj 55-vjeçarit u ngrit një dosje nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut, për përdhunim, akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç, abuzim me të mitur nën moshën 12 dhe pornografi duke përdorur një të mitur nën moshën 12 vjeç.


Shtuar 13.07.2023 08:04

Tags: