Nuk i mbijetoi plagëve, ndërron jetë në spital 46-vjecari i plagosur

Ka ndërruar jetë fieraku që u plagos me thikë paraditën e sotme.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se Përparim Seati, 46-vjecari nga Kashnica, i cili u plagos me thikë paraditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Ngjarja:

Rreth orës 12:20, shkoi në spital i plagosur pasi kishte pasur një konflikt në Patos me shtetasin e identifikuar me inicialet A.S., 46 vjeç që e ka qëlluar me thikë.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

Burimet konfirmojnë se viktima dhe autori i plagosjes me pasojë vdekjen ishin fqinj dhe patën një grindje banale.

Mendohet se zanafilla e debatit ishte pyetja “Përse më shikon ashtu”. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 16:27