Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Po luftojmë me dinjitet, trupat ruse po pësojnë humbje

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha.

Burime nga ministria thanë të enjten se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.

“Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”. Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk kanë qenë  në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime./albeu.com/