Bonucci e pranon: U zgjuam me vonesë

Mbrëmë është regjistruar një nga rezultatet me surprizë gjatë këtij sezoni të Champions League edhe pse akoma ska mbaruar asgjë pasi është edhe ndeshja e kthimit.

Qendërmbrojtësi, Leonardo Bonucci, ka folur pas ndeshjes duke thënë se skuadra e tij ka problem me mentalitetin.

Ai e pranoi se Juve bëri gabime në pjesën e parë të cilat i kushtuan me humbjen.

“Kemi gabuar pjesën e parë. Në disa ndeshje paguan edhe gabimin më të vogël. Nuk kemi qenë agresivë sa duhet dhe ky është një problem mentaliteti, duhet të ishim zgjuar më herët” tha Bonucci.

Lucas Tousart e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të francezëve në stadiumin olimpik të Lionit dhe i cili mund të jetë vendimtar para ndeshjes së kthimit në Torino.

Lyoni do të kërkojë të shkaktojë tronditje dhe t’u japë fund shumë herët shpresave të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos për ta fituar Championsin, kur ta vizitojë Torinon më 17 mars.


Shtuar 27.02.2020 07:25