Sherr mes dy barinjve në Tepelenë, plagoset me pushkë 59-vjeçari

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pushkë një 59-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Matohasanaj bën me dije policia.

“Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia administrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj)”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com./


Shtuar 5.09.2023 10:15