Banka Botërore njofton 2.5 miliardë dollarë financim shtesë për Ukrainën

Banka Botërore ka njoftuar 2.5 miliardë dollarë  financim shtesë grantesh për Ukrainën, në mënyrë që vendi të sigurojë shërbimet thelbësore për qytetarët.

Fondet do të shkojnë për mbështetjen e sektorëve kryesorë të Ukrainës, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, shkollat, pagesat e pensioneve, pagesat për personat e zhvendosur brenda vendit, programet e ndihmës sociale dhe pagat për punonjësit që ofrojnë shërbimet kryesore të qeverisë, thuhet në një deklaratë nga Banka Botëror , shkruan The Guardian. 

“Një vit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, bota vazhdon të jetë dëshmitare e shkatërrimit të tmerrshëm që i është shkaktuar vendit dhe popullit të tij. Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës përmes projekteve urgjente riparimi dhe koordinimit me qeverinë për përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit”, tha  presidenti i grupit të Bankës Botërore, David Malpass./albeu.com/