Habit Taulant Balla, vendos në zyrë foton e Fatos Nanos me pranga në duar (FOTO LAJM)

Gjatë një interviste, Taulant Balla ka habitur me një detaj nga zyra e tij.

Ndërkohë që po zhvillonte një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, kamera ka fokusuar një detaj të veçantë në zyrën e socialistit, ku dukej e vendosur në një kornizë fotoja e ish-kreut të PS-së Fatos Nanos.

Por fotoja është mjaft pikante, pasi ish-kryetari i socialistëve dhe ish-kryeministri duket teksa qendron i prangosur në sallën e gjyqit.

Ai u arrestuar më 30 korrik të vitit 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg për vjedhje përmes mashtrimit në favor të tretëve. Nano u lirua më 13 mars 1997 pasi qëndroi 1516 ditë në qeli dhe më pas mori pafajësi.

Po përse Taulant Balla e ka vendosur foton e tij në qendër të zyrës? Sigurisht që ka në një arsye dhe kjo lidhet me mirënjohjen. Në një farë mënyre Fatos Nano ka qenë mentori politik i Taulant Ballës.

Ishte ai që e afroi djalin e ri nga Librazhdi për ta qenë në strukturat e PS , më pas në kabinetin e tij dhe në vitin 2005 në listat në garën për deputet dhe që Balla fitoi. Pas kësaj kohe Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS dhe në vend të tij kryetar u zgjodh Edi Rama.


Shtuar 11.06.2020 19:17