Malësia e Krujës pushtohet nga dëbora, trashësia në disa zona shkon rreth 25 cm

Gjatë orëve të mbrëmjes dhe 48 orëvë të fundit, është mbuluar nga dëbora malësia e Krujës.

Burimet për mediat bëjnë me dije se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm.

Në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç pjesës së kampit të punëtorëve e cila ndodhet në majën e malit të Qafë-Shtamës. /albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 08:10