Aguero nuk kursehet, shpenzon mijëra euro sapo “zbarkon” në Barcelonë

Sergio Aguero u bashkua zyrtarisht me Barcelonën këtë verë pas 10 sezoneve me Manchester City-n.

Për ‘’El Kun’’ ky do të jetë një rikthim në Spanjë pasi ka veshur më parë fanellën e Atletico Madridit. Sulmuesi argjentinas ka lënë pas pushimet për tu kthyer në Barcelonë në mënyrë që të nisë sa më shpejt stërvitjen me klubin katalanas.

Por 33 vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo ka zbarkuar në Barcelonë i ka bërë vetes një dhuratë 500 mijë eurosh. Aguero ka blerë një makinë të llojit Ferrari SF90 Stradale e cila kushton gjysmë milioni euro. Vetë sulmuesi ndau një foto me bishën e re për fansat e tij në rrjetet sociale.


Shtuar 4.08.2021 14:59