Aksioni në Lezhë: Droga ishte gati për shitje, 27-vjeçari në tentativë arratisje përplas mjetin e policisë

Policia ka zbardhur aksionin në Lezhë duke zbuluar se ka vënë në pranga 1 shtetas dhe ka sekuestruar një sasi droge të fortë që ishte gati për shpërndarje.

Aksioni i iniciuar nga informacione për një transport lëndësh narkotike në këtë zonë rezultoi i suksesshëm pasi janë vënë në pranga jo vetëm lënda por edhe shpërndarësi.

Makina e ngarkuar me kanabis është ndaluar sapo ka kaluar autostradën dhe është futur në Lezhë por pikërisht në këto momente,shtetasi i vënë në pranga ka tentuar të largohet duke përplasur makinën e policisë.

“Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË”

Lezhë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Sekuestrohet lënda narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje dhe një automjet.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me automjet nga Miloti, në drejtim të Lezhës, posedonte lëndë narkotike kokainë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip ” BMë”.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 5.11.2021 16:43