Conte “spastron” ekipin, 7 lojtarë drejt largimit nga Tottenham

Vera e Tottenhamit ende nuk ka nisur dhe do të kalojë edhe nga prerja e pashmangshme e lojtarëve që nuk konsiderohen të përshtatshëm nga Conte për projektin e ri dhe ambicioz të skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, Conte do të kishte përmendur shtatë lojtarë të destinuar për t’u përfshirë në listën e lamtumirës, shkruan albeu.com.

Lista do të përfshijë mbrojtësit Davinson Sanchez, Sergio Reguilon dhe Joe Rodon, mesfushorët Tanguy Ndombele dhe Harry Winks dhe sulmuesit Steven Bergwijn, pavarësisht se kanë shënuar një gol vendimtar për sezonin e Tottenham. Edhe Giovani Lo Celso, ky i fundit u kthye nga huazimi te Villarreal ku argjentinasi luajti ë gjysmëfinale të Champions League. /albeu.com/