Dita e Pogba, francezi gati për vizitat mjekësore, pritet nga qindra tifozë

Ditën e djeshme, Pogba mbërriti në Torino për një rikthim të fuqishëm me klubin e Juventusit.

Një ditë para kësaj, Di Maria zbarkoi në Torino ku kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën e tij mbi kontratën një vjeçare.

Sot e ka radhën Pogba për ekzaminimet dhe firmën. Mesfushroi francez ka mbërritur tashmë në “JMedical”për të përfunduar ekzaminimet mjekësore me klubin e tij të ri.

Duket qartë që qindra tifozë të lumtur ndodhen jashtë “JMedical”për të pritur dhe përshëndetur mesfushorin kampion të Kupës së Botës./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.07.2022 10:17