Bora Zemani me binjakët Veshaj ikin me vrap nga studio: Tërmet, tërmet! (VIDEO)

Sonila Meço dhe Blendi Fevziu dhanë shembujt se si mund ta kalosh tërmetin duke ruajtur qetësinë.

Në një situatë të tillë, ata kanë qetësuar publikun dhe të ftuarit, duke u kërkuar që të mos panikosen.

Por jo të gjithë moderatorët e kanë përjetuar kështu. Bora Zemani dhe binjakët Veshaj, sapo kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit kanë ikur me vrap nga skena.

“E kemi kapur edhe ne një tërmet në studio!

Nuk jemi aspak krenar për reagimin krahasuar me gjithë emisionet që e kanë përjetuar live, pooor gjithsesi jemi si shumica e videove të njerëzve të thjeshtë që dalin me vrap nga lokalet.

Ruani qetësine njerëz, mos bëni si ne!’, shkruan Bora Zamani, bashkëngjitur videos së ndarë me ndjekësit në Instagram.


Shtuar 29.01.2020 18:50