Elon Musk zotohet të blejë Twitter, siguron 46 miliardë dollarë

Elon Musk ka siguruar fondet e nevojshme prej 46.5 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in.

Sipas mediave të huaja, Elon Musk ka bërë një njoftim përkatës në Komisionin e Tregut të Kapitalit.

Musk ka grumbulluar 25.5 miliardë dollarë borxh – duke përfshirë një hua prej 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla – nga një grup bankash të udhëhequra nga Morgan Stanley, këshilltari i tij financiar.

Pasi Musk bëri ofertën për të blerë Twitter për 43 miliardë dollarë, kompania e mediave sociale miratoi “pilulën helmuese”, si një përpjekje për të parandaluar miliarderin që të rrisë aksionet në firmë.

Kujtojmw se sipas bursës së Wall Street, Musk është rritur me 4.37%, shifër që e ngjit në krye të më të pasurve të planetit.

Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në 187 miliardë dollarë, 1 më shumë se pronari i Amazon  Jeff Bezos.

Ky i fundit është njeriu më i pasur në botë që prej vitit 2017.

Pas tyre rënditen Bernard Arnault dhe familja e tij si dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates./albeu.com