Drejtori sportiv i Dortmundit me fjalë të mëdha për Adeyemi-n

Sulmuesi i RB Salzburg, Karim Adeyemi është kthyer në një nga sensacionet e futbollit evropian këtë sezon.

Futbollisti i ri ka ngjallur interesimin e disa skuadrave. Një prej tyre është Borussia Dortmund. Drejtori sportiv i klubit gjerman Michael Zorc nuk e fsheh që Adeyemi është sipas dëshirës së tij: “Nuk është sekret që ai është një lojtar i mirë. Por kjo është gjithçka që mund t’ju them sot.”

Sulmuesi ka një kontratë me RB Salzburg deri në vitin 2024, por Borussia Dortmund tashmë po fillon të punojë për nënshkrimin e tij të mundshëm për verën e ardhshme. /albeu.com


Shtuar 31.10.2021 19:21