Manchester United futet në garë për shërbimet e talentit francez

Aurelien Tchouameni është një nga emrat më të lakuar për mesfushën nga shumë ekipe.

21-vjeçari francez i cili luan për Monaco ka kryer deri më tani një paraqitje mbresëlënëse i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Tchouameni është një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1 dhe jo më kot është një emër “i nxhehtë” në merkato.

Manchester United është klubi më i ri i cili është bashkuar garës për të marrë shërbimet e francezit. Nga “djajtë e kuq” djaloshi shihet si zëvendësuesi ideal në rastin e largimit të Pogba i cili nuk është duke rinovuar kontratën.

Sipas mediave franceze, United është i gatshëm të ofrojë deri në 45 milion euro për djaloshin. Kujtojmë se për të janë të interesuar edhe Juventus, Bayern Munich, Arsenal, PSG e Liverpool./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 13:44