Lajm i hidhur për Schalke 04, tifozi i tyre gjendet i pajetë në kampin stërvitor

Një lajm tepër i rëndë ka prekur Schalke 04 gjatë fazës stërvitore parasezonale që po bëjnë në Austri.

Skuadra zbarkoi në terrenin stërvitor dhe kanë gjetur një tifoz të vdekur në këtë kamp të Mittersill të Austrisë.

Personi i cili ka ndërruar jetë ka qenë një tifoz i njohur pasi ishte një fans i devotshëm i klubit gjerman. Schalke 05 ka dhënë njoftimin zyrtar të ndarjes nga jeta të tifozit në rrjetet sociale, por ende është e panjohur arsyeja e vdekjes së tij.

“Lajm i rëndë për familjen e klubit Schalke 04. Një tifoz i yni vdiq në kampin stërvitor në Mittersill për arsye që ende janë të paqarta.

Mendimet e Schalke 04 shkojnë në këto momente për familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ta”, ka shkruaj klubi gjerman në faqen e tyre zyrtare.

Tifozi i ndjerë ishte i pranishëm ditën e djeshme ku Schalke po ndeshej me Salenitanën në një sfidë miqësore./ h.ll/albeu.com