Doli për darkë me vëllain e Ministres, Neda Balluku acarohet me veprimin e kamarieres në Tiranë (FOTO LAJM)

Një nga marrëdhëniet më të diskutuara të vitet 2010-2011 kanë qenë çifti Neda-Ogren. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. Çifti u njohën para gjithë publikut pasi lidhja e tyre ndodhi në reality show-n “Big Brother” ne edicionin e 4.

Orgeni është vëllai i Zv. Kryeministres, Belinda Balluku, pra Neda është kunata e Ministres se Infrastrukturës, shrkuan Albeu.com.

Shumë aktive në Instagramin e saj, ku herë pas here ngre zërin për kauza të ndryshme, Neda së fundmi ka reaguar për një “fenomen” që i ndodh gjithmonë.

Ajo rrëfen në postimin e saj se si i ndodh gjithmonë që kur ajo porosit alkool dhe bashkëshorti i saj jo, porosia alkolike i serviret gjithmonë atij.

“Përse kamarierët/et e Tiranës supozojnë se alkoli është i burrit dhe jo i gruas?
Përse kaq e vështirë është që porositë të mos shërbehen në bazë të stereotipizimit gjinor që “femrat nuk pinë alkol se s’janë burra”?”, shkruan ndër të tjera Neda Balluku./albeu.com/

Postimi i plotë:

Më ndodh njëqind përqind të herëve që kur dal për një darkë, për një gotë apo për një aperitiv me bashkëshortin tim, porosia ime që mund të jetë alkolike dhe e tij jo, do t’i shërbehet atij dhe jo mua.

U mendova gjatë para se ta bëja këtë postim dhe sigurisht dua të shkruaj që alkoli krijon varësi dhe dëmton rëndë shëndetin e duhet konsumuar në mënyrë të përgjegjshme; por përse kamarierët/et e Tiranës supozojnë se alkoli është i burrit dhe jo i gruas?

Përse kaq e vështirë është që porositë të mos shërbehen në bazë të stereotipizimit gjinor që “femrat nuk pinë alkol se s’janë burra”?

Jo s’jam burrë. Po, birra është e imja! A mund të pyesni ju lutem se e kujt është porosia? Dhe të mos më duhet përherë të bëj ndërrimin e vendeve, të merrem me ironitë e përhershme të tavolinës dhe të normalizoni faktin që dhe ne gratë konsumojmë alkol? Dhe na shijon. Dhe megjithatë kemi probabilitet më të ulët për t’u ngjitur në timon apo për të shkaktuar aksidente.

Faleminderit, çao!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)