Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë

Sot, 24 janar, është Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

Me rastin e lësaj dite, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi prezantoi në Facebook një nismë që ka qëllim ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.

Kushi njoftoi se do të zhvillohet një konkurs i gjuhës shqipe mes klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit. Ajo tha se përmes këtij konkursi do të rikthehet vëmendja e të rinjve tek gjuha shqipe dhe nevoja për ruajtjen e saj.

Në ditën ndërkombëtare të arsimit dua t’iu prezantoj me nismën më të re që lidhet me prioritetin e ruajtjes dhe forcimit të gjuhës shqipe. Në këtë kuadër kemi shpallur konkursin kombëtar të gjuhës shqipe mes klasave të nënta nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Konkursi do të zhvillohet në dy faza, e para në nivel zyrash arsimore dhe e dyta në nivel kombëtar. Zhvillimi i fazës së dytë të kursit do të transmetohet në RTSH deri në muajin maj, në 13 episode dhe një finale të madhe. Në këtë mënyrë ne do të mund të kthejmë vëmendjen e nxënësve dhe të rinjve, jo vetëm tek standardet e gjuhës shqipe duke vlerësuar veçantinë e saj si edhe nevojën ruajtjen dhe forcimin brez pas brezi”, tha Kushi./Albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 09:53