Rama ndan lajmin: Tani me strehë të re, ja kush përfiton (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shtëpitë e reja të 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh.

Shtëpitë e tyre ishin dëmtuar nga rrëshkitja e tokës dhe tani sipas Ramës, ata do të kenë një strehë të sigurt.

“MIRËMËNGJES

dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar Rama./albeu.com/