Përplasja në Manzë, Hoxha: MEK organizatë ushtarake, çfarë më ndodhi kur tentova të ngre dronin

Policia e Shtetit zhvilloi një aksion të gjerë në kampin e Muxhahedinëve (MEK) të vendosur në Manzë, pas urdhrit të Gjykatës së Tiranës.

Pas ndërhyrjes së policisë ka patur përplasje fizike me muxhahedinët, të cilët nuk kanë pranuar që të zbatohet urdhir i Gjykatës së Tiranës për kontroll në kap, pasi dyshohet se nga aty janë bërë sulme kibernetike ndaj shteve aleate të NATO-s.

Lidhur me këtë ndërhyrje gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Top Talk” ka komentuar situatën, ndërsa ka theksuar se ndërhyrja e policisë në këtë kamp ka qenë shumë e vështirë, pasi aty brenda jetojnë njerëz të stërvitur ushtarakisht.

Hoxha gjithshtu tha se aty brenda ka një nivel të lartë sigurie, ndërsa shtoi se në një moment ka tentuar të ngrejë një dron për të parë se çfarë ndodh aty, dhe nuk e ka arritur qëllimin.

Ndërhyrja e policisë aty brenda ka qenë shumë e vështirë, për shkak se aty kei njerëz të sprovuar dhe shumë të aftë ushtarakisht. Ata aty kanë një nivel shumë të lartë sigurie. Një herë tenova të ngre dronin aty brenda dhe nuk e arrita qëllimin, pasi ra. E kuptni me çfarë niveli sigurie kemi të bëjmë”, u shpreh Hoxha.

Mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni.


Shtuar 20.06.2023 16:12