Kërkoi lirimin nga Haga, Gjykata Speciale i refuzon kërkesën, Thaçi mund të arratiset

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është lënë në paraburgim. Kjo pasi mbrojtja e tij dorëzuar një kërkesë për vazhdim të gjykimit në liri.

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim. Sipas arysetimit ekziston rreziku që Thaçi të arratiset ose të ndërhyjë në drejtësi.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi kanë dalë në senacën e parë të gjykimit dy ditë më parë dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Rexhep Selmi do dalë ditën e sotme në orën 11:00.