Miratohet harta e re gjyqësore, Manja: Nuk do të cenohen shërbimet në gjykatat që do të mbyllen

Ministri I Drejtësisë ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore.

Manja tha se në gjykatat të cilat do të mbylleshin, nuk do kishte asnjë cenim të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa shtoi se implementimi i hartës së re gjyqësore do të bëhej në muaj të ndryshëm.

“Në gjykatat që do të mbyllen nuk do të cenohen shërbimet gjyqësore. Implementimi I hartës do të bëhet me faza. Harta e re ka disa risi; do të standardizojë kohën e dhënies së vendim, shpërndarje e drejtë e çështjeve te gjyqtarët, ulje kostoje. Sfida është kjo fazë tranzitore”, tha ndër të tjera Manja.