‘E kanë nga frustimi seksual’. Kush e ka sulmuar më shumë, profesionalisht, Ema Andrean?

Aktorja dher regjisorja e mirënjohur Ema Andrea këtë të martë ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku foli për rolin e saj më të ri në serialin “Katrori i Pushtetit”.

Përvec këtij momenti, në bisedën e tyrë ata u ndalën edhe në vitet e karrierës së aktores dhe vështirësitë që ka hasur.

“I shoh njerëzit drejt në sy, as nga poshtë lart dhe as nga lart poshtë. E dyta kam kuptuar se në jetë dua sepse mundem, por jo sepse kam nevojë, dhe ky më duket se një status shumë i fortë shpirtëror i cili ka ardhur përmes, nuk ka njëri që s’ka vuajtur në këtë jetë, nuk ka njeri që s’ka pasur përpjekje në këtë jetë; por varet se çfarë zgjidhje ka bërë. Dhe profesionalisht kam dalë të jem emër dhe mbiemër pas asnjë shtesë”.

Ermali e pyet nëse ka pasur burra që kanë dashur të frenojnë Emën?

“Posi ka pasur burra edhe gra natyrisht. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Burrat, në momentin që duan të të lufotjnë profesionalisht, e kanë me profesionin dhe nga frustimi seksual”

Nuk mund të kalonte pa u cekur edhe raporti i saj me vajzën, Sarën, për të cilën theksoi se e ka lënë të lirë të lirë në zgjedhjet e saj. Mësoni më shumë për to dhe rrugëtimin e Emës në artin shqiptar, në intervistën plot emocione e rrëfime ekskluzive në kanalin e Abc në Youtube.


Shtuar 9.11.2021 18:23