Të gjithë e pyesin a është single, Mozzik ka një përgjigje pas ndarjes nga Loredana (FOTO LAJM)

Pas shumë fjalëve të thëna lart e poshtë, Loredana konfirmoi para disa ditësh ndarjen nga Mozzik. Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur se është ndarë sërish nga reperi. Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë.” – shkruan reperja në një postim në Instagram.

Po ka nga ata që sërish shpresojnë për një ribashkim dhe pyesin dyshen se a janë apo single.

Në lidhje me këtë, Mozzik ka një përgjigje publike për të gjithë:

“Jam Album!” (duke iu referuar fjalës “single” një këngë teke, ndërsa albumi mban disa “single” brenda)


Shtuar 5.09.2021 10:00