Berisha thirrje emigrantëve kuksianë: Ejani më 14 maj dhe firmosni fitoren

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë Kukës, Admir Sinamatin.

Gjatë fjalës para demokratëve të Kukësit, Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve të vijnë më 14 maj për të firmoasur fitoren.

“14 maji është dita juaj, dita e lirisë, e fitores.

Ata që u përpoqën t’ju përjashtojnë nga zgjedhjet do marrin ndëshkimin e lirisë dhe turpin e historisë.

Asgjë nuk na mposht dot. Jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura.

Ata që jetuan në diktaturë e dinë mirë se dinjiteti është thelbi i lirisë.

Ju ftoj më 14 maj ftoj çdo qytetar, emigrantët të vijnë në 14 maj të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin, ftoj çdo socialist e të paparti të na bashkohet në këtë betejë.

Me Primaret vendosëm një standard që në të ardhmen ju premtojmë që do të përmirësohet. Do jeni ju që do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj”, tha Berisha.


Shtuar 6.04.2023 20:19