Kërcënoi një grua për të tërhequr kallëzimin ndaj të atit, në pranga 34-vjeçari nga Tiranë

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me fjalë nëj grua, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale L.S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. S. u gjetën dhe u sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin L. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë, një shtetase, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. S. u gjetën dhe u sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara./albeu.com/


Shtuar 7.04.2023 13:08