Nëse nuk e dini, vajin e ullirit mund ta përdorni edhe në këto situata

Ne përdorim vaj ulliri në dietën tonë dhe mund ta përdorim edhe për të lustruar disa sipërfaqe.

Aplikoni një shtresë vaj ulliri, kur lani dërrasat prerëse të drurit për të ushqyer drurin dhe për të parandaluar plasaritjen dhe zbardhjen e ngjyrës.

Lëreni vajin të qëndrojë mbi dru për rreth 10 minuta dhe më pas fërkojeni me një leckë.

Pajisjet inox, dhe lavamanë do të jenë sërish të shkëlqyera nëse i mbuloni me një leckë të njomur me vaj ulliri. Gjithashtu do të parandalojë errësimin, gërryerjen, njollat ​​e ujit dhe gëlqeres mbi to.

Me ndihmën e vajit të ullirit, mund të lustroni nxirjen e argjendit. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2022 16:18