Në mes të dimrit me det dhe bikini, brenda ditëlindjes luksoze të Kidës (FOTO LAJM)

Kida ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 24 ku e ka pritur në Dubai në një super festë. Kida dhe miqtë e saj kanë festuar në një jaht të dekoruar vetëm për këngëtaren ku kanë patur mëndësinë të shijojnë edhe diellin e nxehtë që po ia ndjejmë mungesën këto ditë në vendin tonë.

Kida ka publikuar disa foto me bikini nga jahti ku duket se kjo ditëlindje nuk i ka kushtuar pak.

Në ditën e saj të lindjes Kida surprizoi fansat duke publikuar albumin e saj të parë “Orchide” me 12 këngë./albeu.com/


Shtuar 22.12.2021 13:57