I pashpirt/ Plagosja në Fier: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali vazhdoi ta qëllonte

Del një tjetër dëshmi tronditëse nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj masakroi me thikë nënën tij, Danikën duke e plagosur rëndë.

Një dëshmitar akular i ngjarjes, fqinj me familjen tha se ka parë Klaudion duke goditur nënë e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë.

“Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare. Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën. Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital,” tha dëshmitari për Syri TV./albeu.com