Nëna Nifja 90-vjeçare mund koronavirusin e kthehet në shtëpi (FOTO LAJM)

Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga COVID-19, me 416 të infektuar, 23 të vdekur dhe 182 të shëruar.

Një ndër të shëruarat është edhe nënë Nifja nga Hasi.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili shkruan në Facebook, se nëna nga Hasai është 90-vjeç dhe i uron asaj 120 vite të shëndetshme.

“LAJM I MIRË: NONË NIFJA NGA HASI, PLOT 90 VJEÇ, U SHËRUA🤩

TANI EDHE 120 TË PAKTËN O NON, SE 100 NUK BOHET LLAF❤️🤗”, shkruan Rama në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2020 16:04