Rivaliteti mes dy klubeve, aksidentohet për vdekje tifozi 33-vjeçar

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor pranë stacionit hekurudhor “Vaglio di Basilicata”.

Viktima është një burrë 33-vjeçar, tifoz i skuadrës së CS Vultur Rionero, e cila militon në Seria D italiane.

Mësohet se burri vdiq pasi u godit nga një makinë e cila drejtohej nga tifozë të rivalëve të qytetit, Melfi. Një tjetër person mbeti i plagosur nga përplasja, i cili gjendet i shtruar në spitalin “San Carlo” në Potenza.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, në makinën e përfshirë në aksident, tip “Fiat Punto” udhëtonin tre tifozë të Melfi, që tashmë po rrëfejnë ngjarjen në selinë e policisë në Potenza.


Shtuar 19.01.2020 17:43