Burimi i COVID-19, kinezët rihapin tregun famëkeq të Wuhan (FOTO LAJM)

Deri më sot, shkencëtarët kanë dalë në një zë duke deklaruar se COVID-19 është një virus i prodhuar në natyrë, biologjik dhe dyshohet burimin e ka në tregun e lagësht në Wuhan, Kinë.

Ndërkohë që virusi ka poshtuar botën, zyrtarët kinezë pas shumë akuzave u detyruan të mbyllin tregun në fjalë dhe të ndalojnë shitjen e kafshëve të egra.

Por sot, sipas Daily Mail, tregu i lagësht në Wuhan është hapur 90 % të tij, duke bërë që tregtarët të vazhdojnë punën.

Sipas ekpertëve, COVID-19 mund t’a ketë origjinën tek lakuriqët e natës dhe është kaluar nga ata tek njerëzit nga një kafshë e ndërmjetme, e cila shitej në këtë treg.

Ky treg u mbyll më 1 janar pas shpërthimit të virusit në vend, duke shkaktuar mijëra të vdekur. /Daily Mail| albeu.com


Shtuar 14.04.2020 18:32