Doni të keni djalë? Dr. Shkëlqim Balili tregon metodën aziatike që bën ëndrrën tuaj realitet

Gjίnekologu i njohur Shkëlqim Balili ishte i ftuar ditën e sotme në “Shije Shtëpie” ku foli për planifikimin familjar dhe shpjegoi cilat janë ato tre gjëra ku çiftet mund të bazohen që të ndikojnë në përcaktimin e gjinisë së fëmijës së tyre. Megjithatë, nëse shkenca ju duket e vështirë, ai solli shembullin e një mίti me origjinë aziatike që është formuluar në teorinë e grupit të gjakut të partnerëve dhe mund të jetë një metodë për të lindur djalë.

Shkëlqim Balili: Ka edhe disa mίte të tjera që varet, por nuk janë të sigurta, që varet nga grupi i gjakut. Dihet që grupi i gjakut te meshkujt dhe te femrat çdo 4 vjet rinovohet. Kur marrëdhënie kryhet kur ti ke gjakun e ri, kjo është një metodë japoneze, kineze, krijon mundësinë që të bësh djalë, edhe te mashkulli, edhe te femra.

Katerina Trungu: Është formulë?

Shkëlqim Balili: Është formulë, ka disa tabela dhe femra nëse ka gjakun e ri ajo mund të bëjë djalë.

Katerina Trungu: Duhet ta kishim provuar doktor, vërtet, të kishim marrë laps e letër.