Aksident në Dhërmi, përfundon në greminë makina me 4 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dhërmi të Vlorës.

Në makinë me 4 persona brenda ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej tyre është plagosur në krah.

Policia dhe ambulanca janë nisur për në vendin e ngjarjes.


Shtuar 24.06.2023 23:10