Miliarderi me biznese në 108 shtete vjen për herë të parë në Shqipëri, zbulon dy mënyrat si të bëheni të pasur

John Paul De Joria ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e jetës së tij dhe rrugëtimin e njeriut që dikur mbeti i pastrehë, por sot renditet ndër 500 njerëzit më të pasur të botës.

Fillesat e tij si një fëmijë 7 vjeçar që kërkonte të ndihmonte familjen, humbja e parë në biznes dhe ringritja duke nisur në fakt me vetëm 700 dollarë.

Çfarë këshillon De Joria për të gjithë ata që duan të hyjnë në fushën e biznesit dhe cili është çelësi i suksesit?

Intervista e plotë

B: Z. DeJoria, faleminderit shumë që erdhët këtu sonte.

J: Është kënaqësia ime Blendi. Është një mundësi shumë e rrallë të intervistohesh nga dikush qëka  intervistuar njerëz nga e gjithë bota. Ke intervistuar Papë, krerë shtetesh. Pra kënaqësia ime të intervistohem nga dikush si ty.

B: Është diçka shumë ndryshe të intervistosh dikë i cili ka qenë i pastrehë dhe më pas u kthye në miliarder. Është një histori e çmendur. Është një histori e vërtetë amerikane.

J: Po, vazhdon të funksionojë.

B: Është hera juaj e parë në Shqipëri?

J: Është hera jonë e parë në Shqipëri. Je vërtetë shumë të impresionuar nga Shqipëria.

B: Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu?

J: Jemi këtu për dy gjëra. E para, kemi përshtatur një prej kompanive të mija të quajtur ROKiT, e cila universitetet me ËiFi. Duam ti tregojmë njerëzve se si mund të lidhën me ËiFi pa shumë shpenzime. Po ashtu duam të shikojmë mundësitë që ju keni në vendin tuaj. Për shembull, pak më parë isha me kryebashkiakun, është një djalë i mrekullueshëm, meqë ra fjala, ai më tregoi për zonën pa taksa që keni këtu dhe po mendoja që disa prej kompanive të mija, pasi unë merrem me biznese të ndryshme, të vijnë këtu.

B: Pra po shikoni për biznes…

J: Po shikojmë mundësinë e të sjellit disa prej operacioneve tona këtu. Keni një vendndodhje shumë të këndshme, keni një zonë pa taksa, po mendojmë të sjellim një prej fabrikave të biçikletave elektrike që funksionojnë në një vend tjetër. Po shikojmë mundësinë të ndërtojmë fabrikën kryesor këtu në Shqipëri.

B: Është tërheqëse Shqipëria për biznes?

J: Po, kur e shikon është shumë tërheqëse. Ka shumë biznese të reja të cilat janë duke ardhur jo vetëm për arsye taksash por edhe për cilësinë e biznesit, vendndodhjen dhe mbështetjen. Për mua është një prej vendeve më tërheqëse në vend. Dhe ne kemi biznese të cilat po funksionojnë në shkallë globale. Kemi biznese në 108 shtete të ndryshme të botës.

B: Në 118?

J: Në 108 shtete të ndryshme të botës.

B: Ku jeni të pranishëm.

J: Po. Vetëm Paul Mitchell-i është i pranishëm në 108 shtete. Kompania tjetër Patron…

B: Nuk janë ende këtu…

J: Jo, por Paul Mitchell-i është duke ardhur. Tanimë është duke ardhur në sallone bukurie të vendit tuaj. Mendoj se brenda një viti do të jetë këtu. Po shikojmë mundësinë për të sjellë një fabrikë të madhe biçikletash këtu. Duam ti montojmë të gjitha këtu. Ju keni një port nga ku mund të nisim në të gjithë botën. Shikojmë për mundësi të ndryshme energjetike në vendin tuaj si dhe për prona të patundshme.

B: Çka është një problem në të gjithë botën në këtë çast.

J: Pikërisht.

B: Është ndoshta problemi më i madh i Europës tani.

J: Aktualisht, jemi duke punuar me disa sisteme shumë të përparuara, midis Suedisë, Amerikës dhe vendeve të tjera të botës. Kjo teknologji është shumë e re dhe e përparuar. Dhe ky vend do të ishte shumë i mirë për ta sjellë këtu. E di çfarë na pëlqen shumë? Bashkëshortes time i pëlqen shumë se sa miqësorë janë njerëzit këtu. Të gjithë janë shumë miqësor!

B: Në gjithë vendin.

J: Edhe rrugët tuaja janë të pastra. Njerëzit janë miqësorë, mjedisi është shumë i mirë, është një mjedis taksash shumë i mirë, dhe ushqimi është i shkëlqyer. Gjithçka shumë e mirë.

B: Është e vërtetë por problemi mendoj se është, e po e them ngaqë jeni këtu për herë të parë, përshtypja juaj e parë me informacionin që kishit përpara se të vinit këtu. Çfarë mendimi kishit për Shqipërinë para se të vinit këtu? Besoj se kishit shumë pak informacion.

J: Po, shumë pak informacion. Ndodhet në veri të Greqisë. Është një shtet i vogël. Nuk kanë shkuar shumë njerëz por çdo gjë duket në rregull. Sigurisht që kam lexuar në gazeta për marrëdhëniet tona. Më pas kur erdha këtu zbulova se shteti juaj ka një histori fantastike. Kur erdha këtu zbulova dhe u mrekullova se keni një popullsi shumë të mirë myslimane të cilët bashkëjetojnë mësëmiri me katolikët, me ortodoksët, me hebrenjtë. Të gjithë jetojnë shumë pranë njeri tjetrit dhe ky është një model që duhet ta shikoj bota. Diçka tjetër që zbulova.

B: Kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer midis njerëzish.

J: Është e jashtëzakonshme. Nuk e dija që kishit një bashkëpunimi të tillë midis njerëzish. Është një shtet i vogël, do të sjellim ËiFi-n. Është për të rinjtë. Pse të mos shikojmë çfarë mund të bëjmë për këtë vend? Gjatë jetës time më ka pëlqyer të merrem me shtete, sidomos shtete të tëra, që duan të evoluojnë me ekologjinë dhe mentalitetin. Kam për mësuar njerëzve sot si të nisin biznese me pak ose aspak para, ashtu siç e bëra unë.

B: Është aq e lehtë:

J: Kur mëson sesi ia ka dal dikush, dhe vështirësitë që kam kaluar unë, nuk kanë pse të kalojnë të njëjtat vështirësi.

B: Jam i sigurt që gjatë fjalimit tuaj kanë për t’iu pyetur se si u bëtë miliarder. Ose të paktën milioner, nuk është problem.

J: Kam për ti treguar se si të bëjnë kalimin nga të qënit i pastrehë në tu bërit miliarder, por edhe nëse arrijnë të fitojnë disa miliona, edhe kjo do të jetë diçka shumë e mirë. Ka plot gjëra të mira.

B: Si ka qenë jeta juaj?

J: Jeta ime ka qenë shumë..

B: Nga fëmijëria.

J: Po, nga fëmijëria. Ka qenë shumë e vështirë. Nëna ime vinte nga Greqia. Ishte emigrante. Vëllai im.

B: Ishte emigrante e gjeneratës së parë e cila erdhi nga Greqia?

J: Ajo erdhi nga Greqia në SHBA për herë të parë, duke kërkuar për flori. Këtë i kishin thënë në Greqi, se Amerika është e mbushur me flori rrugës. Ajo nuk gjeti flori.

B: E njëjta histori thuhet në të gjitha shtetet ballkanike dhe Europiane.

J: Motra ime dhe unë lindëm atje. Babi ynë ishte ajo që quajnë një baba i këputur, na la përpara se të mbushja 2 vjeç.

B: Nuk e keni takuar babin tuaj?

J: E kam parë një-dy herë por nuk pata marrëdhënie me të.

B: Nuk patët fare marrëdhënie?

J: Jo.

B: Ishte me origjinë Italiane?

J: Po, familja e tij vinte nga Italia. Kishte edhe rrënjë nga Skocia por këtë e zbulova kur u rrita sepse doja të zbuloja për babin tim, doja ta gjeja e ta përshëndesja. Por nëna ime na rriti mua edhe vëllain duke punuar gjatë gjithë kohës.

B: Ka qenë e vështirë besoj.

J: Po, ka qenë shumë e vështirë. Jetonim në një vend shumë të vogël edhe ajo u sëmurë kur unë isha 5 vjeç. Kështu, për 4 vitet e ardhshme e shikoja nënën vetëm gjatë fundjavave. Vëllain dhe mua na çuan në familje kujdestare ngaqë kishte probleme mjekësore. Ishte pikërisht në atë kohë që vëllai dhe unë nuk kishim fare para dhe donim të hapnim një biznes të vogël, një ndërmarrje të parë.

B: Donit të ndihmonit nënën tuaj…

J: Pikërisht. Edhe të nxirrnim ca para për veten tonë pasi nuk kishim fare para. Kështu që vëllai dhe unë bëmë kuti me lule në Variety Boys & Girls Club të cilat i shisnim kur unë isha 7 dhe ai 8 vjeç.

B: Kështu fituat ca para.

J: Po, fituam ca para. Më vonë kur isha 9 vjeç përgatisnim karta krishtlindjesh dhe më vonë kur isha 11 vjeç, vëllai dhe unë ishim shumë krenarë. Unë isha 11 dhe ai ishte 13 në atë kohë filluam të shpërndanim gazeta. Kjo ishte gjatë viteve 1950. Fitonim diku te 32 dollarë në javë…

B: 32 dollarë në muaj… Në atë kohë ishin shumë para.

J: Edhe vëllai im bënte të njëjtën gjë. Fitonte diku te 32 dollarë në muaj duke shpërndarë gazeta çdo ditë. I jepnim të gjitha parat nënës sonë që të jetonte një jetë më të mirë dhe funksionoi.

B: Është shumë interesante por duket si e njëjta histori që dëgjova nga Bernard Tapie, një miliarder francez i cili filloi duke shitur televizor derë më derë për të pasur disa para në fillim dhe më pas u bë miliarder. E njëjta gjë edhe me Berlusconi-n, i cili filloi duke shitur libra e më pas pajisje elektronike derë më derë para se të bëhet më vonë miliarder. Me 32 dollarë në muaj, çfarë bëtë?

J: Ia jepnim të gjitha nënës sonë në mënyrë që të kishim një jetë më të mirë. Në atë kohë nxirrte shumë pak para me punën e saj kështu duke i dhënë parat nënës, mund të kishim një jetë më të mirë. Mund të blinte një shtëpi të vogël, një shumë të vogël, shumë të lirë por kishim në pronësi një shtëpi. Krijoi një oborr të jashtëm, si ai që kishte në Greqi. Nga aty merrnim perime të freskëta…

B: Nga cili vend i Greqisë?

J: Kavala.

B: Nga Kavala?

J: Po, në veri të Greqisë.

B: Po, e di ku ndodhet.

J: Jo larg nga Selaniku.

B: Po. Më pas filluat shkollën tuaj dhe studimet. Si ishin..?

J: Duke mos pasur para shkova vetëm në shkolla publike. Fillore, shkollë e mesme. Pra, shkova vetëm në shkolla fillore meqë ishte falas edhe ai ishte arsimimi im. Përfundova gjimnazin.

B: Dhe ndërkohë punonit gjatë shkollës.

J: Që kur isha 11 vjeç, gjithmonë kam punuar.

B: Asnjëherë nuk keni reshtur së punuari qëkur keni qenë 11 vjeç!

J: Jo. Lërmëni t’iu them..

B: E dini, ti flisni sot një njëmbëdhjetëvjeçari apo vjeçareje do të ishte e jashtëzakonshme.

J: Po, por lërmëni t’iu them diçka shumë interesante që e gjithë bota nuk e ka këtë, disa vende e kanë… Kur ne shkonim të punonin ndërkohë që kishim 11 vjeç dhe 13 vjeç dhe i jepnim parat tona nënës sonë, ne ishim krenarë që kishim punë, ne donim të punonim pavarësisht se sa paguheshim. Pra, për ne, motivimi në atë moshë ishte se kemi punë dhe mund ti japi ca para nënës sonë. Sot, fëmijët nuk duan të shkojnë në punë sa të bëhen 20 apo 30 vjeç.

B: Në SHBA… Sapo u ktheva nga Afrika. Nga Kameruni, Gaboni, Bregu i Fildishtë, dhe Togoja. Aty shikon fëmijë 5, 6, 7, 7 vjeç që punojnë edhe në vështirësi për të ndihmuar familjet e tyre. Gjithë parat që fitojnë ia japin buxhetit të familjes.

J: Kjo të bën të ndihesh mirë.

B: Kjo është një histori e vendeve të varfra.

J: Ne ishim njerëzit e varfër e një shteti të pasur.

B: Po, ky është ndryshimi. Sipas informacionit, që dëgjova, ju shpenzuat një kohë të gjatë duke fjetur në makinë si i pastrehë. Gjatë cilës kohë në jetën tuaj ndodhi kjo?

J: Mbarova gjimnazin, shkova në marinë, bëra disa punë të ndryshme, dhe më pas shkova për të punuar në kompani në industrinë e bukurisë…

B: Në marinën e Shteteve të Bashkuara.

J: Në marinën e Shteteve të Bashkuara. Gjithçka ka ndodhur në SHBA.

B: Qëndruat dy vite në marinë.

J: Pikërisht. Isha duke kryer shërbimin. Ndoshta qëndrova edhe pak më gjatë por atëherë shërbimi ishte ushtarak ishte diku te dy vite.

B: Vazhdoni ta doni detin?

J: Po, sigurisht.

B: Kthehuni te makina juaj.

J: Po, lë ti kthehemi historisë me makinën. Pas kësaj punova për disa kompani dhe më pas në 1980-ën, mendova pse të mos hap kompaninë time në fushën e industrisë së bukurisë. Dola jashtë për të mbledhur para.

B: Sa para kishit në atë kohë?

J: Shumë pak. Kisha një punë të mirë, fitoja mjaft para, por nuk kisha gjysmë milionë dollarë që më nevojiteshin për të hapur një kompani në sektorin e bukurisë.

B: Gjysmë milioni?

J: Gjysmë milioni. 500 mijë dollarë për të filluar. E dija sa para nevojiteshin pasi isha duke punuar për dy kompani.

B: Për sa kohë qëndruat në makinë?

J: Aty do të shkoja tani. Më pas, ai që na mbështeste me para u tërhoq. Nuk na dha asnjë qindarkë. Ditën që supozohet të na vinin parat, unë lash gjithçka kisha. Lash punën që kisha. Në atë kohë isha i martuar. Marrëdhënia jonë nuk po shkonte edhe aq mirë. Kështu që i lash shtëpinë që zotëroja gruas time, që së shpejti do të bëhej ish-grua dhe vajzës time, të gjitha parat dhe makinën e re, mora makinën e vjetër, 200 dollarë në xhep sepse gjysmë milioni dollarë ishin duke ardhur nëpër Bankës së Amerikës. Ato para asnjëherë nuk mbërritën. Kisha 300 dollarë. Partneri im i cila ishte paruker erdhi nga Havai me të dashurën e tij në mënyrë që të merrte edhi ai ca para por nuk kishte fare para. Pra, pyetja ishte: Paul, sa para mund të përballosh? 350 dollarë. Unë kisha vetëm 200. Kështu që shkova te nëna ime, e cila në atë kohë jetonte në Los Anxheles në atë kohë. I thash, nënë, pa i treguar se çfarë kishte ndodhur, a mund të…

B: Kishit të dy 550 dollarë..?

J: Nuk kisha asgjë. Kishim sëbashku 350 dollarë. Kështu që shkova te nëna ime e i thash: Nënë, mund të marrë borxh 350 dollarë? Sepse e dija që më duheshin diku disa qindra dollarë për të jetuar. Isha shumë krenar, shumë krenar për të thënë: Nënë, nuk i kam më ato punët, nuk kam një vend ku të jetoj, a mund të jetoi të dhoma ime e vjetër? Ishte e lirë në atë kohë. Mund të ha me ty? Isha shumë krenar. Isha budalla. Isha shumë krenar. Ajo më tha, pse? Ti fiton mjaft para! I thash, nënë, do të ti kthej për një muaj. Në rregull, më tha. Ja ku i ke, John-i. Dhe më pas mora parat. Më pas…

B: Menduat që do riktheheni me parat e saj.

J: Po, shpresoja t’ia ktheja. Më pas, doli që nuk kisha ku të qëndroja. Kështu që qëndrova te makina ime me një batanije dhe një jastëk. Do të bëja dush te parku që ndodhej pranë ku njerëzit luanin tenis. Zbulova se si mund të jetoj me 2 dollarë dhe 50 cent në ditë.

B: 2 dollarë dhe 50 cent në ditë. Ju hanit…

J: Ja çfarë zbulova sepse kur nuk ke asgjë, shikon për mundësi. Ishte një restorant i vogël pranë autostradës në North Hollyëood, California. Quhej “Freeëay Cafe”. Askush nuk shkonte nga ora 9-11 të mëngjesit. Kështu që mblidheshin më shumë kamionistë. Bëhet fjalë për vitet 1980, kishin një mëngjes special për 99 cent dhe përfshinte një vezë, një tost dhe sipas zgjedhjes, një salçiçe apo bejkon. Unë zgjidhja salçiçen sepse ishte më e madhe dhe më pas zgjidhje një gotë kafe apo lëngë.

B: Për 99 cent.

J: Po, ky ishte mëngjesi. Më pas duhet të hash sërish. Haja aty rreth orës 10 të mëngjesit dhe ngopeja. Më pas dikush nisi diçka në Los Anxheles të quajtur “Happy Hour”, një restorant El Torito. Nga ora 16:30 në…

B: U bëtë ekspert në gjetjen e ofertave…

J: Nga ora 16:30-18:00 nuk kishte thuajse askënd. Ajo ishte “Happy Hour”. Nëse do të shkoje gjatë aty orëve për 99 cent merrje një picë margarita të madhe, jo më cilësoren, një të lirë, dhe të jepnin tako të vogla, dhe salcëra për të ngrënë dhe krahë pule. Kështu që unë do të shkoja aty në atë orë dhe për 99 cent do të blija Margaritën, 15 cent për baskshish, se do të lija pak bakshish, 20 krahë pule edhe 2 takos të vogla edhe salcën. Isha i ngopur. Pas 4-5 më kuptuan, erdhën kamerierja dhe menaxheri dhe më thanë: kjo është darka jote? Sepse merrja edhe një djalë të vogël me vete, ishte djali im. I thash po, i tregova se çfarë ndodhi. Pas pak do të na jepnin gjëra për të ngrënë. Ishin kaq të mirë. 2-3 vite më vonë kur fillova të fitoj ca para, kaluan ca vite…

B: U kthyet në të njëjtin vend…

J: I lash një bakshish të majmë. Bakshishin më të majmë që kishin parë ndonjëherë. I zbulova të gjithë. I falënderova shumë e i thash që më ndihmuan shumë kur e isha në nevojë. Kështu ndodhën gjërat.

B: Shumë e këndshme.

J: Kështu filluan gjërat. Fjeta në makinë për disa javë. Parkoja në Mahalin Drive, e cila nuk ndodhej larg nga shtëpia ime, ishte vend i sigurt aty. Një mëngjes aktorja Joanna Pettet më trokiti te dritarja dhe më tha: nuk besoj që po flenë të makina jote, çfarë ndodhi? I shpjegova historinë. Më tha se ka një dhomë shtesë në shtëpinë e saj, mund të rrija aty për dy muaj sa të ngrihesha në këmbët e mija.

B: Dhe ju u transferuat aty?

J: Po, lëviza makinën time aty. Çova plaçkat në dhomë pasi gjithçka kisha ndodheshe në makinë.

B: Ju filluat biznesin me 700 dollarë.

J: Po, ashtu është. Fillova me 700 dollarë.

B: 700 dollarë.

J: Po. Kanë përgatitur një dokumentar për jetën time. Do të të flas pas pak për të.

B: Po, po.

J: Titullohet “Fati i mirë”. Flet se si ia dola, si mund të jetosh dhe të krijosh një biznes me kaq pak para. Ditën e sotme kam për ti thënë 300-400 ndërmarrësve shqiptar si ta bëjnë. Ditën e sotme do të zhvillojmë një klasë të madhe për të. Do të tregojmë se si ia dole hap pas hapi pas hapi. Do të zhvillohet një klasë për këtë gjë.

B: Pse zgjodhët industrinë e bukurisë?

J: Ndodhesha në industrinë e bukurisë.

B: Ndodheshit më parë.

J: Ndodhesha në industrinë profesionale të bukurisë me sallonet e bukurisë, pra e dija me çfarë lidhej ky biznes, e dija kontekstin, riformulimet edhe furnizimet. I njihja edhe distributorët. Isha në marrëdhënie biznesi me një kompani ku mbaja rolin e menaxherit kombëtar për dy sektorë të saj. Kështu që mendova, e di këtë fushë, lë ta nis që këtu.

B: Sa kohë iu desh që të grumbulloni pasurinë tuaj?

J: Sa mu desh për të grumbulluar pasurinë? Një kohë shumë e gjatë. Megjithatë më duhet të them që isha shumë i pasur për të nisur sepse isha i lumtur dhe i shëndetshëm.

B: Dua t’iu pyes, keni qenë më i lumtur kur keni qenë i pastrehë dhe hanit mëngjese dhe dreka që kushtonin 99 centë, apo kur kishit miliarda?

J: Më i lumtur tani sepse mund të fle natën. Kur nuk ke para… Jo, me të vërtetë e kam, lërmë të të them që kur nuk ke para qëndron zgjuar natën duke menduar: nuk mund të paguaj këtë, nuk mund të bëj atë… Është e tmerrshme!

B: Në atë kohë kur donit të flinit, shkonit për të fjetur.

J: Jo, kur ke borxh shuma të madha parash nuk fle dot. Ti mendon shumë. Ndryshimi i madh është se kur vite më vonë bëra shumë para… Për t’iu përgjigjur një pyetje që nuk ma keni bëtë ende, kur e dinim që produktet Paul Mitchell do të ishin të suksesshme dhe kur do të fillonim të nxjerrim para? Çdo ditë plotësonim vetëm nevojat tona bazë. Pas dy vitesh në biznes ne ishim në gjendje të paguanim faturat tona në kohëpër herë të parë. Jo thjesht i paguanim, por ti paguanim në kohë. Atëherë na mbeten 2,000 dollarë dhe menduam se ja dolëm. Megjithatë u deshën edhe disa vite të tjera përpara se të bëhem milioner.

B: Edhe disa vite më vonë por në fakt ndodhi shumë shpejt.

J: Po…

B: Si histori.

J: Po, mund të them që u deshën 6 vite që të bëhem milioner.

B: Histori shumë interesante. Më pas vazhduat me gjërat e tjera. Tani mund të themi që keni një perandori biznesi. Jeni pjesë e industrisë së bukurisë. Në cilat industri të tjera merrni pjesë?

J: Janë kaq shumë industri. Merremi me industrinë e bukurisë, me industrinë e pijeve të ndryshme, po ashtu merremi me pajisjet elektronike, merremi me industrinë mjekësore, po merremi shumë edhe me industrinë e energjetikës, po ashtu po merremi shumë edhe me industrinë e mbrojtjes së tokës ku përpiqemi të gjejmë mënyra për të pastruar tërë ujin që përdoret për nxjerrjen e naftës. Dhe mund të vazhdoj të radhisë llojet të ndryshme industrish për një kohë të gjatë. Merremi me prodhimin dhe ndërtimin, ku krijojmë zhvillime të tëra. Jemi shumë të larmishëm.

B: Cila është historia juaj me tekilën? Tekilën tuaj të famshme.

J: Patron. Nisëm Patronin në…

B: Pse e nisët?

J: Në 1989. Iu them pse. Kur e nisëm ishte një zotëri me emrin Martin i cili kishte humbur të gjitha parat e tija në fushën e hotelerisë në 1989. Iu bashkua fushës së ndërtimit me mua. Ishte arkitekt. Do të shkonte në Meksikë për të blerë letra dhe orendi për ti shitur në SHBA.

B: Bëhet fjalë për ndërtimin.

J: Po, për ndërtimin. Kështu që i thash, Martin, kur të jesh aty poshtë, ndërkohë ne po pinim tekila, pse nuk shikon se çfarë pinë aristokratët në Meksikë dhe na sillë pak në mënyrë që të pimë tekila më të mirë. Kështu që Martini solli dy shishe të holla me tekila që kisha zbuluar aty. Ishte tekila më e lehtë që kishim provuar. Por më tha, JP…

B: Ju pëlqeu tekila?

J: Po, na pëlqeu por në atë kohë pasi e pije të duhej dhe të mbaje frymën ose të bëje një margarita pasi ishte shumë e ashpër. Ndërkohë kjo ishte e lehtë. Më tha se kishte takuar një djalë me emrin Fransisko i cili mund ta bëj edhe më të lehtë. I thash, lë ta shohim. E solli sërish dhe ishte më e lehtë. Gjetëm se shishja ishte nga xham i ricikluar.

B: Çka e bën edhe më interesante.

J: Pikërisht. Ishte shumë interesante.

B: Ambalazhi ndonjëherë…

J: Pikërisht. Do të ishte mirë që shikuesit ta dëgjonin këtë pjesë: bleva një mijë arka nga tekila më e mirë e botës, me 12 mijë shishe të cilat i sollëm në SHBA. Na u desh ta shisnim për 37 dollarë dhe 95 cent shishja me pakicë. Tekila në atë kohë shitej për 4 dollarë shishja ndërkohë ajo më e shtrenjta kushtonte 14 dollarë. Ne kishim më të mirën. Askush nuk do të mbante pijen tonë. Askush. Më në fund arritëm të bindim një kompani verërash që shiste vetëm verë. Na than se do të na japin Spagos-in, restorantin më të mirë. Ai ishte miku im, Ëolfgang, dhe më tha se do ta mbante. Martini njihte dikë tjetër. I thamë që nëse thjesht do ta mbanin. Thjesht të mbanin pijen tonë. Mund të kishin ekskluzivisht tërë Konten e Los Anxhelesit. Thjesht mbani pijet tona dhe do ju ndihmoj me shitjet. Mund të keni Spagos-in, dhe Bob’s Marina. Thanë se do të përpiqen megjithatë pas një viti ato arritën të shesin vetëm 1,200 arka. Kaq. Nuk arritën të shesin më shumë. Ne i lamë. Ishte një histori shumë e mirë. Filluam të punojmë me Jim Beam, një kompani shumë të madhe në fushën e alkoolit. Ata do të shkonin te distributorët e tyre. Pas dy vitesh me Jim Beam ata shitën 12,000 arka. Kjo është shumë interesante. Ne shkuam e i thamë se duhet të shesin 20,000-30,000 arka në vit, jeni të përhapur në gjithë Amerikën. Pse vetëm kaq? Thanë se do të na thoshin të vërtetën. Këtë do ishte shumë mirë ta dëgjonin shikuesit tuaj. Na thanë të vërtetën. Është tekila më e mirë që ekziston, është shumë e shtrenjtë dhe ju asnjëherë nuk do të arrini të shisni më shumë se 20,000 arka në vit.

J: Për shkak të çmimit.

BPër shkak të çmimit. Kaq ishte. I lamë ata dhe shkuam me Seagram. Ata na çuan deri në 70,000 arka në vit. Shkuam në gjykatë, arritëm një marrëveshje, nxorëm Seagram nga loja dhe aty e morëm vetë përsipër. Tani, për t’iu dhënë një shembull për atë që besoni. Nëse besoni te vetja juaj, dhe te produkti, pavarësisht çmimit dhe ta mbështesni atë, çfarë ndodh? Përpara 4.5 vitesh solla Bacardi-n e cila bleu kompaninë. Në atë kohë shisnim më shumë se 3 miliona arka në vit. Thuajse 4 milionë arka.

B: 3 milionë arka në vit.

J: Po shkonim te 4 milionë arka. Tanimë jemi kompania e madhe e tekilës, me një vlerësim shumë të lartë, ndërkohë që më parë ishim kompania që nuk pritej të shiste më shumë se 20,000 arka në vit ngaqë çmimi ishte shumë i lartë. Duhet të besoni te vetja juaj dhe te cilësia e produktit tuaj dhe asnjëherë të mos dorëzoheni.

B: Ia shitët Bacardi-t?

J: Po, Bacardi-t.

B: Bacardi është tanimë pronarja e Patron.

J: Bacardi tanimë zotëron Patronin. Ishin partneri im që zotëronin 30% të kompanisë. Unë zotëroja 70% dhe ia shita Bacard-it. Ishte shitja më e madhe e bërë ndonjëherë në fushën e pijeve. Kështu ndodhi.

B: Ju sugjeroj të provoni pijet tona, lë të themi rakinë edhe verën. Nuk kemi një verë aq të mirë sa Italia apo Franca, megjithatë kemi një verë shumë cilësore këtu në Shqipëri. Shpresoj t’iu shijojë.

J: Po, e kemi shijuar. I njohuri im vendas këtu, Andi, më ka çuar në disa prej kantinave më të mira. Madje mbrëmjen e kaluar pimë një verë shumë të mirë. Po, është vërtetë verë shumë shumë e mirë.

B: Është verë shumë e mirë. Më pas u bëtë miliarder, keni shumë mundësi, shumë gjëra që mund të bëni, shumë shtëpi, trena, avion. Si është jeta juaj tani?

J: Ngaqë kthejmë pas kaq shumë, jeta është e mrekullueshme. Nuk ndihem asnjëherë fajtor sepse çdo vit ne kthejmë pas miliona dollarë për të ndërtuar streha për të pastrehët dhe gratë e abuzuara, për të ndihmuar emigrantët, për të…

B: Po, je shumë i njohur për filantropinë tuaj në Afrikë.

J: Po, edhe në Afrikë. Çdo ditë, në ushqejmë 7,000 jetim në Afrikë. Çdo ditë në Afrikë. Janë jetim nga HIV/AIDS-i. Prindërit e tyre vdiqën nga HIV/AIDS-i. Disa prej tyre janë foshnje. Ka fëmijë nga të sapo lindur deri në 12-13 vjeçar. I ofrojmë një vend për të jetuar, ushqim dhe arsimim.

B: Sa para shpenzoni në filantropi?

J: Me miliona. Me miliona. Janë miliona. Shifrën e mbajmë private sepse e bëjnë të gjitha kompanitë e mija edhe personalisht fondacioni i familjes time është duke ofruar miliona para.

B: Pse përfshiheni në filantropi.

J: Mendoj që suksesi që nuk ndahet është dështim. Nëse Zoti na dha aftësinë të jemi këtu ku jemi sot dhe të jemi të lumtur dhe ne nuk mund të ndajmë me mikun tonë? Nuk mund ta bëjmë planetin tokën më të mirë ngaqë erdhëm këtu? Është si të paguash qiranë për të jetuar këtu. Dhe personat më të lumtur këtu jemi familja ime edhe unë. E dashurojmë të ndihmojmë të tjerët. Lidhja më e fortë që keni për të përjetuar ndonjëherë është…

B: Ti japësh para pa pritur që të ti kthejnë…

J: Po, është lidhje më e fortë se alkooli apo duhani. Lidhja më e fortë që keni për të ndjerë është të jepni diçka ose të bëni diçka për dikë tjetër edhe asnjëherë të mos kërkoni që t’iua kthejnë gjërat. As edhe një falënderim. Ti e di çfarë bëre dhe ndihesh në kupë të qiellit. Kjo është çka Zoti do që ne të bëjmë. Ne jemi fëmijët e Zotit dhe ai do që ne të bëjmë diçka të tillë.

B: Cila ka qenë puna që ju ka pëlqyer më shumë gjatë jetës tuaj?

J: Ajo që jam duke bërë tani. Fakti jam në gjendje të ndihmoj të tjerë dhe të ndërtoj biznese. Tani, nëse do të shikonit të gjitha bizneset ku unë jam i përfshirë, ne punësojmë me mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës për këto biznese. Ne krijojmë biznese, krijojmë punë për njerëzit, jetesën, punë të reja për komunitetin, i ndihmojmë të gjithë në bizneset e mija, i ndihmojmë njerëzit. Në të gjitha bizneset ndodh kjo. Ne bëjmë diçka.

B: Gjatë intervistave të mija me miliarder i pyes ata: është e vështirë të jesh miliarder? Do ju bëj të njëjtën pyetje.

J:  Jo.

B: Jo…

J: Jo. Dhe them jo sepse që prej minutës që isha në gjendja të paguaja faturat në kohë, për herë të parë në jetën time… U ndjeva kaq mirë…

B: Dhe kjo ishte çasti më i lumtur i jetës tuaj..?

J: I jap para të gjithëve që njoh. Mbaj mend diçka të quajtur dhe “The Giving Pledge” (Betimi i dhënies) në SHBA. Janë rreth 180 njerëz si puna jonë në të gjithë botën, shumica prej të cilëve jetojnë në SHBA. Të gjithë ne jemi betuar të japim gjysmën e pasurisë sonë ndërkohë që jemi gjallë apo pasi të vdesim, ose një kombinim i të dyjave për ta bërë tokën një vend më të mirë për të jetuar. Shumica prej nesh janë duke e bërë tani edhe pasi të vdesin. Pra është një kombinim i të dyjave, plus çfarë bëjmë personalisht. Këto na bëjnë të ndihemi mirë. Njerëzit na pyesin gjatë gjithë kohës për para për të blerë këtë edhe atë. Kjo është pjesa ku gjërat komplikohen. Askush nuk e ka numrin tim të telefonit apo adresën time. Duhet të kalojnë nëpërmjet një sekretarie. Ne e dimë që japim shumë dhe nuk mund të ndihmojmë gjithë botën por mund të ndihmojmë mjaftueshëm njerëz.

B: Udhëtoni shumë?

J: Po, udhëtojmë shumë.

B: Në të gjithë botën?

J: Në të gjithë botën.

B: Arsyeja kryesore e udhëtimeve tuaja është që të mbani fjalime.

J: Ajo që unë bëj është që nëse kam mundësinë, si kur ishim në Greqi përpara disa vitesh. Princesha Tatiana kishte planifikuar që ne ti flisnim sipërmarrësve. Sollën të gjithë sipërmarrësit e tyre të rinj në qendër të Athinës. Diçka të tillë do të bëjmë edhe këtu. Do të flas me sipërmarrësit dhe do ti tregoj se si të fillojnë një biznes me pak deri në aspak para.

B: Është shumë interesante. Kaluat dy vite në marinë, fjetët në makinë për ca kohë ndërsa tani hobi juaj është treni. Trena të rikonstruktuar. Pse?

J: Sepse mundem. Kur u martova me bashkëshorten time fantastike, para 30 vitesh u martova me Eloise-n, një shok më dhuroi…

B: Përpara se ti përgjigjeni, është e vërtetë që i keni çuar bashkëshortes tuaj 1,300 trëndafila?

J: Po. I thash që dua të të pyes për diçka të veçantë, urdhëro këto trëndafila, ndoshta më jep një përgjigje pozitive.

B: Dhe ajo tha po.

J: Po.

B: Jeni një burrë me fat.

J: E di. Me shumë fat.

B: Me shumë fat.

J: Është një grua shumë shumë e mirë. Miku im Isaac-u më dha trenin e tij për dy javë që të shkoja kudo që të doja. Ëolfgangu Puck na ofroi një prej kuzhinierëve të tij të udhëtonte me ne. Kështu që 6 vite më vonë treni ra në duart e mija. 6 vite më vonë nga Issac-u.

B: E përdorni?

J: E kemi përdorur gjatë gjithë kohës por Issac-u që ma dha investoi në shumë gjëra. Nisi “The House of Blues” në Amerikë dhe i mbaruan paratë. E vetmja gjë që i mbeti, që nuk u shit por m’u dha mua ishte treni. Edhe më dha trenin sepse kishte borxh ca para.

B: Është i vjetër. Thuajse 100 vjeç.

J: Po, është tren shumë i bukur. Ishte në gjendje shumë të mirë edhe unë e mbajta po ashtu. 6 muajt e fundit vajza e tij erdhi tek unë e më tha: JP, ai tren është e vetmja gjë që ka mbetur për të më kujtuar çfarë ka ndërtuar babi im. Mund të na e kthesh? Për t’i rënë shkurt, për shumë pak para ia ktheva trenin. Mund ta përdor kurdo që të dua. Issac-u ka qenë një burrë shumë i mirë kështu që thash po. I thash që mund të ma bëj pagesën për trenin në këste për gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa ajo mi ktheu parat brenda 2 javësh.

B: Po tani ku jetoni?

J: Jetojmë në Austin, Taksas këto 22 vitet e fundit.

B: Pse u larguat nga Los Anxhelesi? Njerëzit thonë se është zona më e mirë në gjithë botën.

J: Po është mirë. Kur djali jonë ishte 2 vjeç e gjysmë, bashkëshortja edhe unë vendosem që nuk duam ta rrisim në Kaliforninë jugore për shkak të politikës. Gjërat po bëheshin të çuditshme aty. Donim të rrisnim në një vend më rural. Kështu që e pamë tërë shtetin e Kalifornisë e më pas tërë SHBA-të. Bashkëshortja ime vinte nga Teksasi. 2 vite më parë kisha blerë një shtëpi të vogël në Teksas ku ajo të mund të ishte pranë nënës së saj e cila jetoi deri në moshën 102 vjeçare. Vendosëm që nga të gjithë Shtetet të Bashkuara, vendi më i mirë për të rritur fëmijët tonë ishte Austin, Teksas. Kishte shkollat më të mira, njerëzit kujdesen për fëmijët e tyre dhe ishte vërtetë shumë mirë. Plus, isha duke hapur shkolla Paul Mitchell kudo dhe ai vend është në qendër të Shteteve të Bashkuara dhe mund të shkosh ku të duash shumë shpejt.

B: Mund të shkoni kudo.

J: Brenda 3 vitesh…

B: Si u njohët me bashkëshorten tuaj?

J: Në një takim të verbër. Dikush, dikur tha që kishte njohur një vajzë fantastike përpara 3 javësh dhe më kërkoi që ta takoj një herë. Më tha që kam për rënë menjëherë në dashuri me të. Po, po, i thash unë. Me çfarë merret, e pyeta. Më tha që është modele edhe aktore. Jo, i thash, nuk dua më të dal me modele dhe aktore. Isha beqar në atë kohë. Thash se nuk dua më. Jo, më tha, kjo është ndryshe. Kështu që fola me të dhe ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe bashkëshortes time, Eloise. I kishte thënë se duhet të takohesh me të. Sapo e kam takuar. Më morën në telefon. Isha duke udhëtuar dhe i fola nëpërmjet telefonit. Nuk e kisha parë ndonjëherë. Mendova se është kaq e mirë dhe e ëmbël. Në atë kohë kaq shumë njerëz me kishin nxjerr me kaq shumë njerëz të tjerë sa nuk doja ta bëja më. Kështu që nuk kishte më darka. E ftova për branç. Është një takim i sigurt. Nuk ke për ta puthur për natën e mirë. Kthehemi në shtëpi, shtrëngojmë duart e themi që është kënaqësi që hëngrëm branç sëbashku. Më pas u takuam edhe nuk jemi ndarë për asnjë çast.

B: Edhe tani keni më shumë se 20 vite sëbashku.

J: Thuajse 30 vite.

B: 30 vite.

J: Po, 30 vite. Më 1991 u njohëm dhe më 1993 u martuam.

B: Po e përsërisë, jeni burrë me fat.

J: Një burrë me shumë fat në mënyra të ndryshme. E di që më pëlqen edhe e vlerësoj çdo ditë. Eci në shtëpi për shembull çdo ditë dhe them: Zot, faleminderit! Beson në Zot apo je ateist, nuk ka ndryshim. Ka një forcë aty e cila na ndihmon të arrijmë gjërat.

B: Jam i sigurt që shumë të rinj janë duke ju pyetur si mund të kenë sukses në jetë. Si mund të bëhen të pasur. Jo miliarder apo milioner por të pasur. Të paguajnë faturat në kohë. Çfarë do i rekomandonit?

J: Janë dy gjëra dhe ditën e sotme kam për të folur për tërë procesin. Ato që janë duke na dëgjuar do i them dy gjërat më kryesore. Numër 1: Sigurohuni që produkti juaj, dhe nëse nuk është produkt, atëherë shërbimi juaj është më i miri i mundshëm në mënyrë që të jeni në biznesin e ri-porosive dhe jo atë të shitjeve. Shumica e njerëzve kanë një produkt apo një shërbim e thonë si ta bëj në atë mënyrë që ta shes dhe dikush ta blejë. Kjo ndodh një herë. Megjithatë nëse e bën produktin ose shërbimin kaq të mirë sa kushdo që e përdor shërbimin ose merr produktin do të duan ta blenë sërish e sërish. Kështu që kur zhvilloni një produkt, nuk duhet të jetë i mirë vetëm për tani por duhet të jetë diçka që njerëzit do e duan për vite me radhë. Kështu, cilësia e produktit apo e cilësisë duhet të jetë numër 1, ndryshe do të ngelni pa punë. Do të shisni, e shisni, shisni derisa të mbeteni pa punë. E dyta, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e vështirë për tu arrirë. Duhet të përgatiteni për shumë refuzime. Njerëzit do ju thonë: je të shëndosh, të dobët, nuk jeni mjaftueshëm të zgjuar, nuk keni shkuar në shkollë, nuk dini çfarë bëni, produkti juaj ta shpif, është i tmerrshëm. Pavarësisht se çfarë thoshin njerëzit unë shita enciklopedi derë më derë gjatë jetës time dhe merrja vetëm komisionin. Ato më thanë se dyert kanë për ty mbyllur në surrat. Ata nuk e din që ti je duke ardhur. Megjithatë duhet të mbash mend që edhe apo të trokasësh në 50 dyer duhet të jesh po aq entuziast siç ke qenë te dera e parë, pavarësisht se 50 dyer të janë mbyllur. Duhet të përgatitesh për refuzim. Nëse përgatitesh edhe njerëzit mendojnë që nuk ke për të arritur suksesin, nuk dukesh mirë, nuk ke para, produkti jot ta shpif, njerëz të tjerë kanë më shumë para se ti, harroje. Duhet ti merrni këto deklarata si të ekzagjeruara dhe të prisni refuzimin. Nëse e dini që do të refuzoheni përpara se të nisni biznesin tuaj atëherë nuk ka për të dhembur aq shumë.

B: Kjo është shumë interesante. Por nëse do ju pyesja, sa vuajtje fshihet pas një historie suksesi?

J: Për mua, kishte shumë. Kam jetuar në makinë. Kam shitur enciklopedi. Nuk ishte 50 dyer por ishte 100 dyer që duhet të trokisja para se dikush të më linte të futem, megjithatë kisha gjithmonë të njëjtin entuziazëm. Kisha disa çaste të vështira në jetën tima ama ishin çaste që të gjithë do i kishin. Kam pasur disa çaste të vështira.

B: Në fund ama keni një jetë të mrekullueshme. Një përvojë fantastike.

J: Një përvojë fantastike. Mund të marr njerëz me vete. Prandaj më pëlqen të marr pjesë në emisione si ky i juaj, apo të shkoj në universitete dhe të flas me studentë, për ti treguar njerëzve se si ta bëjnë dhe cilat janë gjërat e rëndësishme.

B: Dua t’iu falënderoj shumë për intervistën e sotme dhe shpresoj shumë që do ta shijoni vendin tonë.

J: Jam duke e shijuar shumë deri më tani.

B: Dhe shpresoj që ktheheni sërish.

J: Po, patjetër.

B: Shumë faleminderit.

J: Do të shihemi sërish. Faleminderit shumë.

B: Ka qenë kënaqësi.

J: Kënaqësia ka qenë e imja.


Shtuar 12.10.2022 07:52