Nuk u mbijetoi dot plagëve, ky është i riu shkodran që u ekzekutua me breshëri sonte (FOTO LAJM)

Personi që po shikoni në foto është Gledis Kraja, 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Gledis Kraja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e plumbave të zbrazur ndaj tij në lagjen “Daniel Matlija” të Shkodrës.

Ende nuk dihen motivet përse është qëlluar i riu, si dhe personat që qëndrojnë pas ekzekutimit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.


Shtuar 17.08.2020 20:53