Shtatzënë për herë të parë, Princeshë Elia Zaharia kapet “mat” në rrugët e Tiranës (FOTO LAJM)

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti është fotografuar duke ecur në këmbë në rrugët e Tiranës dhe në sy bie barku i rrumbullakosur i Elias.

E veshur me fustan të lirshëm për të qenë sa më komode, Elia shoqërohet nga Princ Leka, i cili duket se e shoqëron bashkëshorten e tij gjithmonë duke u përkujdesur për atë dhe bebushin që pritet të vijë në jetë.

Kujtojmë se Elia dhe Princ Leka janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni që bëri shumë bujë, pasi në Tiranë zbarkuan familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.

Tashmë 4 vite më pas, duket se familja e tyre po zgjerohet dhe për ta, njerëzit e afërt dhe ndjekësit e tyre nuk mund të ketë lajm më të bukur.


Shtuar 5.10.2020 07:04