Nëna e tyre në skamje, bën thirrje për ndihmë në televizion, motrat nga Bilishti “shesin mend” nga Benz-i e llastohen nga policët

Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeçe janë kthyer së fundmi në objekt diskutimi në rrjetet sociale. Fama e motrave ka kaluar përtej vendlindjes së tyre, Bilishtit ku njiheshin për “gangsterllikun”, prishje të qetësisë publike dhe ofendim të qytetarëve gjatë xhirove orëve të vona të natës me makinë.

Nga timoni i kësaj të fundit motrat Arapi “shesin mend” herë njëra e herë tjetra në Instagram, por nuk dihet si e kanë privatizuar, pasi sipas burimeve nëna e tyre prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit, këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

Me tu liruar nga komisariati, ku u mbajt për pak ditë, Deizi doli me njoftim në Instagramin e saj të populluar ku kes të tjerash theksoi se “ishte tratuar më mirë seç duhet”./albeu.com/