Vlera e Dumfries është trefishuar, Bayern Munich është i interesuar

Denzel Dumries është padyshim një nga “notat muzikore” më të lumtura për Interin këtë sezon.

Në fakt, pasi mbërriti për të zëvendësuar një lojtar unik si Hakimi, holandezi shkoi përtej pritshmërive për sa i përket paraqitjeve por edhe shifrave (5 gola dhe 4 asistime vetëm në Serie A).

Dumfries pas dyshimeve në fillim lidhur me blerjen e tij, pasi tifozët nuk ishin të bindur të zëvendësosh një lojtar si Hakimi me një tjetër që nuk ka emrin e duhur dhe shifrat e duhura mbi shpinë.

Por sot është diçka tjetër, tifozeria zikaltër është e dashuruar me Dumfries. Ai erdhi nga PSV për shifrën e 15 milionë euro, por pas këtij sezoni shumë të mirë, vlera e tij është trre herë më e lartë.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bayern Munich ka disa muaj që e ndjek me kujdes anësorin holandez dhe thuhet se së shpejti mund të bëjë një ofertë për të. Interi do të jetë i gatshëm ta lejojë të largohet vetëm për një shifër të konsiderueshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.04.2022 21:02