Ndeshjet e kombëtareve i vijnë në ndihmë Real Madridit, mësohet kur kthehet Karim Benzema

Karim Benzema është duke punuar për të lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen e parë të Champions League përballë Celtic.

Sulmuesi përflitej se do të rikthehej për duelin me Atletico Madridin, por rikuperimi i tij zgjati më tepër.

Periudha e pushimit të kombëtareve ka ndikuar mirë për francezin, i cili tanimë do të jetë i gatshëm për Ancelottin në ndeshjen e radhës në La Liga përballë Ossasunës.

Pavarësisht mungesës së tij, Reali ka arritur të fitojë të 3 sfidat, duke mos njohur këtë sezon rezultat tjetër përvec fitores./albeu.com