Protestat në Iran, BE vendos sanksione të reja, Borrell: Jemi me popullin iranian

Bashkimi Evropian ka goditur më shumë se 30 zyrtarë dhe organizata të larta iraniane me sanksione për shtypjen e protestuesve dhe furnizimin me dronë në Rusi. Blloku shënjestroi të hënën Ministrin e Brendshëm Ahmad Vahidi dhe kreun e forcave tokësore të Iranit Kiyumars Heidari, mes atyre që tha se ishin përgjegjës për shtypjen e demonstratave pas vdekjes së Mahsa Amini. Në listën e zezë u futën edhe katër anëtarë të skuadrës policore që ndaluan Aminin. Ndër organizatat e goditura ishte transmetuesi shtetëror Press TV, i cili u akuzua për transmetimin e rrëfimeve të detyruara të të arrestuarve.

“BE dënon fuqishëm shtypjen e dhunshme të papranueshme të protestuesve. Ne qëndrojmë me popullin iranian dhe mbështesim të drejtën e tij për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të shprehur lirisht kërkesat dhe pikëpamjet e tyre,” tha shefi i BE-së Josep Borrell në një deklaratë.

Teherani ka paralajmëruar për një përgjigje proporcionale dhe të qëndrueshme ndaj BE-së lidhur me sanksionet e zgjeruara. Muajin e kaluar BE-ja goditi policinë e “moralit” të Iranit, Gardën Revolucionare dhe ministrin e IT-së në valën e parë të sanksioneve lidhur me goditjen.


Shtuar 14.11.2022 17:40