Incidenti në “Air Albania”, sigurimi e nxjerr me forcë një djalë nga stadiumi (FOTO LAJM)

Një incidenti është regjistruar gjatë ndeshjeve të para gjysmëfinale në “Air Albania”, ku një fëmijë ka tentuar t’i afrohet fushës së gjelbër për të bërë një foto me një nga këngëtarët që po performonte.Në momentin që ai është afruar për të shkrepur foton është vënë re nga personeli i sigurisë, të cilët, siç shihet edhe në foto, ata e kapin dhe e fusin me forcë në tribunë.

Gjithçka ndodhi në momentin kur të gjithë tifozët në stadium e kishin vëmendjen e përqendruar në performancën e dy reperave të rinj Finem dhe Solo.

Kujtojmë që prej pasdites së djeshme në stadiumin e “Air Albania” janë zhvilluar 3 përballje të mini-turneut të titulluar “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, ku pjesëmarrëse ishin kombëtarja shqiptare, greke, turke dhe italiane.Ishin të kaltrit ata që triumfuan në mini-turneun e zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.


Shtuar 11.01.2020 10:26