Presidentja e Hungarisë vizitë dy ditore në Shqipëri, takim me Begajn

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák do të vizitojë Shqipërinë më datat 1 dhe 2 qershor.

Bëhet me dije se ajo do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të presidentit Bajram Begaj. Begaj dhe Novak do të diskutojnë për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Gjithashtu liderët do të flasin për zhvillimet e reja gjeopolitike të cilat janë ndikuar nga lufta në Ukrainë, që ka nisur 1 vit më parë.

Begaj dhe Novak do të zhvillojnë një takim së bashku rreth orës 10.00 më 1 qershor (e enjte), ndërsa më pas do të kenë dhe një konferencë për shtyp./Albeu.com/