20 plazhet më të famshme në botë ku dielli dhe deti shijohen lakuriq

Në brigjet e disa prej vendeve më të populluara në botë, ekzistojnë plazhe ku mund të shijosh diellin dhe ujin e kripur lakuriq.

CNN ka renditur 20 plazhet më të mira nudiste në botë.

Greqi: Plazhi “Red Sand” në Matala të Kretës

Ky bregdet i izoluar në anën jugore të Kretës është një nga destinacionet më të njohura për nudistët në Greqi.

Uruguai: Playa Naturista Chihuahua

Rreth 30 minuta me makinë nga Punta del Este, plazhi nudist më i njohur i Uruguait. Ka pamje nga Gjiri Portezuelo në bregun e Atlantikut.

Lituani: Plazhi Nuda Nida

Ky vend ishte ishte fokusi i artistëve të shekullit të 19-të. Plazhi tërhoqi shumë nga piktorët, poetët dhe shkrimtarët kryesorë të asaj kohe.

Zelanda e Re: Little Palm Beach, Waiheke

Për të arritur në plazhin e izoluar duhen 40-60 minuta me traget nga Auckland, me taksi ose makinë në bregun verior të ishullit dhe më pas një shëtitje të shkurtër tatëpjetë.

Kroaci: Plazhi Nugal

I rrethuar nga shkëmbinjtë e thellë dhe i mbuluar me pisha. Nugal është rreth gjysmë ore në këmbë nga qyteti më i afërt, megjithëse mund ta arrini edhe me varkë nga Makarska ose Tucepi.

Masaçusets: Plazhi Moshup, Vreshti i Martës

Plazhi ndodhet në majën perëndimore të ishullit, Moshup.

California: Black’s Beach, La Jolla

Nën shkëmbinjtë 100 metra të lartë, dikur ishte i vetmi plazh nudist legal në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Australi: Lady Bay Beach, Sydney

I vendosur në pjesën Jugore të Portit të Sidneit, është i vogël dhe tepër i izoluar për një qytet kaq të madh.

Gjermani: Buhne 16, Sylt

“Buzëqeshni dhe zhvishu” mund të jetë kryefjala për nudistët në këtë ishull të Detit të Veriut, ku temperatura mesatare e ujit gjatë verës është 17 gradë Celsius.

Kanada: Wreck Beach, Vancouver

I cilësuar si një nga plazhet më të gjata nudiste në botë me 7.8 kilometra të gjatë, Ëreck Beach është në fakt një seri plazhesh me rërë, guralecë dhe shkëmbinj.

St. Barts: Anse de Grande Saline

Ndërsa Karaibet mund të jenë plot me plazhe të mrekullueshme, të qeta, ky plazh i egër me rërë të bardhë në anën e pasme të St. Barts është një nga vendet e pakta në ishuj ku lakuriqësia publike tolerohet. Vizitorët duhet të sjellin gjithçka që u nevojitet për një ditë në plazh, sidomos krem kundër diellit, pasi nuk ka hije.

Spanjë: Platja des Cavallet, Ibiza

Midis blusë së thellë të Mesdheut dhe kriprave shumëngjyrëshe pranë pikës më jugore të Ibizës, plazhi zyrtar nudist Es Cavallet është i ndarë në seksione të ndryshme, të tilla si një seksion i klubit të plazhit dhe një seksion më i izoluar i frekuentuar nga nudistët.

Hawaii: Little Beach, Maui

I përshtatur nga rrjedhat e lashta të lavës, Little Beach do të ishte super i lezetshëm edhe nëse nuk mund të hiqnit rrobat.

Francë: Plazhi Cap d’Agde

Fshati Naturist Cap d’Agde, i quajtur ndryshe ‘Qyteti i zhveshur’, është një nga plazhet më të mëdha në botë.

Meksikë: Playa Zipolite, Oaxaca

Afrika e Jugut: Plazhi Mpenjati, KwaZulu-Natal

Plazhi i vetëm zyrtar nudist i Afrikës së Jugut – dhe ndoshta i vetmi plazh ligjor pa veshje në të gjithë kontinentin afrikan. Ndodhet në Rezervatin Natyror Mpenjati në jug të Durbanit.

Izrael: Metsoke Dragot

Lahuni lakuriq në ujin e ngrohtë dhe ultra të kripur dhe lyeni trupin tuaj me baltë të zezë qetësuese dhe të pasur me minerale në këtë plazh shkëmbor në bregun perëndimor të Detit të Vdekur.

Brazil: Praia Massarandupió, Bahia

Ndodhet dy orë larg me makinë në veri të Salvadorit, plazhi nudist është rreth një kilometër në këmbë nga parkimi i makinave përgjatë një vije bregdetare të veshur me palma kokosi dhe rërë.

Itali: Spiaggia di Guvano, Vernazza

E vendosur në Cinque Terre të bukur. Ky plazh nudist italian duket si një panoramë e dalë nga një film.

Florida: Haulover Beach Park, Miami

Plazhi më i njohur publik nudist në Shtetet e Bashkuara, Haulover tërheq mbi 1.3 milionë nudistë çdo vit.