Ademi: BDI është në ditët më të mira falë Ali Ahmetit

BDI është në ditët e saj më të mira, këtë e tha mes tjerash në “Summer Click” në TV21 nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi. Ai tha se e gjithë kjo është falë kryetarit Ali Ahmeti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim gjindet në nivelet e saja më të larta sa i përket besueshmërisë në opinion dhe kjo është falë vizionit të Ali Ahmetit që ka bërë për 22 vite, të kemi një parti të qëndrueshme,stabile”, tha mes tjerash Ademi.

Sa i përket largimit të Izet Mexhitit nga partia, Ademi tha se ndjen keqardhje, mirëpo të njëjtit sipas tij kanë qenë të trajtuar mirë nga BDI dhe Ahmeti.

“Nga mediumet jemi informuar për përcaktimin e tyre politik, në këtë rast do të doja të theksoja se bëhet fjalë për figura të rëndësishme që kanë pasur pozicione të larta politike e partiake, kanë qenë të trajtuara shumë mirë në BDI”, tha mes tjerash Ademi.


Shtuar 21.07.2023 10:29