Reforma Zgjedhore, mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e ODIHR-it

Ditën e sotme kanë mbërritur në Shqipëri ekspertët e ODHIR që do të asistojnë tryezën e reformës zgjedhore.

Ata pritet të zhvillojnë një takim në oren 17:00 për të mësuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës.

Ekspertët e ODHIR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODHIR.


Shtuar 11.02.2020 08:47