Sot një viktimë, si ndryshoi kurba e infeksionit të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 2411 testime të realizuara.

Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën 1 pacient, teksa janë shëruar 31 të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë  infektuar 155.487 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.468 pacientë, teksa janë shëruar 149.582 pacientë të tjerë. Me shifrat e sotme, numri i rasteve aktive shkon në 437.


Shtuar 10.06.2021 15:52