Trajneri i Francës nxit spekullime: Do përshtatesha me stilin e Juventusit

Trajneri i Kombwtares sw Francws, Didier Dechamps, ka nxitur spekullime me komentet e fundit ne lidhje me Juventusin.

Deschamps ka thënë se do të përshtatej te Juventus në një rol të ngjashëm me atë që ka te kombëtarja e Francës.Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka thënë këto fjalë, gjatë një interviste me prestigjiozen franceze, ‘L’Equipe’.

“Unë do të ndiqja shkollën e Juves, ku stërvitesh shumë dhe në nivele të larta për të arritur rezultate”, ka thënë Deschamps, i pyetur se si do të vepronte nëse do të drejtonte një klub.

“Edhe si lojtar, etiketimet nuk më interesonin. E dija se çfarë duhet të bëja për të qenë i rëndësishëm për skuadrën time”, ka shtuar trajneri.Deschamps ka kaluar një pjesë të karrierës së tij si lojtar me fanellën e Juventus.


Shtuar 17.04.2020 17:36