Si ju ka shpëtuar, Gigi zbuloi shtatzaninënë edhe gjininë e bebit në ditëlindjen e saj (FOTO LAJM)

Lajmi se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë në pritje të ëmbël bëri dje xhiron e rrjetit. Modelja dhe këngëtari janë një nga çiftet më të dashur për shkak të lidhjes së gjatë, që gjithsesi ka pasur ulje-ngritjet e saj.

U tha se Gigi është 5 muajshe shtatzënë dhe nëse është kështu ata e dinë edhe gjininë e bebit. Madje duhet të kenë bërë edhe një festë për ta zbuluar, pikërisht në ditëlindjen e Gigit.

Po t`i hedhësh edhe një sy fotove kur ajo mbante në duar numrin 2 dhe 5, për 25 vjeç, në njërën ishin lidhur fjongo rozë e në tjetrën fjongo blu.

Në një foto tjetër të ditëlindjes, Gigi shfaqet duke u përqafuar me Zayn dhe në dorë mban vetëm numrin 2 tek i cili ishte lidhur fjongoja blu. Ndaj fansat mendojnë se ata presin një djalë.

Çifti në pritje të ëmbël është karantinuar në vilën e familjes së Gigi-t në Pensilvani.


Shtuar 29.04.2020 07:42